"Dora e Fatimas", mesazhi që fshihet pas këtij simboli kaq të përdorur

"Dora e Fatimas", mesazhi që fshihet pas këtij simboli kaq të përdorur
Khmissa, i njohur edhe si Khamsa dhe Dora e Fatimas, është simboli i dorës me pesë gishta të njohur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut si një simbol i mbrojtjes.

Simboli besohet të jetë i lidhur me shumë perëndi dhe besime, por më së shpeshti i atribuohet hyjnisë femërore.

Banorët e këtyre zonave mendojnë se nëse nuk e përdorin këtë simbol atëherë diçka e rëndë mund të ndodhë me familjen e tyre. Kjo për shkak të djallit ndikimi i të cilit në jeteët e tyre largohet vetëm me këtë simbol, Khamsa. Emri i simbolit vjen nga perëndia Tamit. Simboli përfaqëson 5 shtyllat e islamit, 5 lutje nga libri i shenjtë dhe dorën e Fatimas. Gjithsesi ky simbol përdoret nga të krishterët, budistët, bektashinjtë dhe vetë myslimanët.

Si çdo gjë edhe kjo shenjë ka një histori të veçantë. Thuhet se Fatimja, vajza e Muhamedit, një ditë prej ditësh, teksa gatuante në çadrën e saj, e pa duke ardhur burrin, Aliun, me një grua të dytë. E hutuar dhe e poshtëruar, ajo futi pa dashur dorën në kazanin që po vlonte.

Nuk bëri zë, sepse nuk ndjeu asnjë dhimbje. Burrit sigurisht që nuk i tha asnjë fjalë. Kjo mrekulli ka bërë që dora e Fatimas të jetë një nga hajmalitë më të përdorura në botën arabe, nga ku ka mbërritur edhe te ne. Dora e Fatimas është konsideruar si një simbol i fuqishëm i mbrojtjes, pushtetit dhe forcës.

Prandaj, kjo lloj hajmalie shpesh mund ta shihni të vendosur edhe në mure me qëllim për ta mbrojtur shtëpinë nga e keqja, shkruan rtv21.tv. Thuhet se Dora e Fatimas gjithashtu paraqet pesë shtyllat e Islamit: Besimi, Lutja, Pelegrinazhet, Agjërimi dhe Bamirësia. Në besimin Islam kjo dorë me pesë gishta ka simboliken e “Dora e Fatimës” (vajzës së Muhamedit), tek Krishterët është “Dora e Virgjëreshës Maria”, ndërsa për hebrenjtë ky simbol quhet “Dora e Miriamit”.

 

loading...
loading...