CAS “godet” Skënderbeun, e lë 10 vite jashtë Europës dhe gjobë 1 milion euroshe

CAS “godet” Skënderbeun, e  lë 10 vite jashtë Europës dhe gjobë 1 milion euroshe
CAS ka marrë një vendim ekstrem për skuadrën e Skënderbeut, e cila ishte në një duel të fortë me UEFA-n, pasi pretendonte se është e pafajshme për akuzat për fiksim rezultatesh.

Por, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk i ka përfillur aspak kërkesat e korçarëve, duke lënë në fuqi dënimin me 10 vite të vendosur prej kohësh nga organi më i lartë i futbollit Europian.

Skuadra shqiptare ka rezultuar fajtore në manipulimin e disa ndeshjeve gjatë kohës që ishte pjesë e grupeve të Europa League, kompeticion që arriti ta luaj në dy raste, sezonin 2015-2016 dhe 2017-2018.

Në hijen e dyshimeve është takimi i Lisbonës ndaj Sportingut, humbur me shifrat 5-1, por dhe takime të tjera. Një goditje mjaft e fortë kjo për bardhekuqtë, që përpos dënimit me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës detyrohet të paguajë edhe 1 milion euro gjobë. /l.k./

loading...
loading...