Basha nga Mallakastra: Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten

Basha nga Mallakastra: Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten
Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, vijon takimet me strukturat e PS-së për të diskutuar zhvillimet e pritshme politike.

Nga Mallakastra, Basha u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.

Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj, derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj.” /l.k./

Foto Google

loading...
loading...