Arrestohet shqiptari "i panjohur" në Itali, me 17 kg kokainë që kapte shifra marramëndëse në treg

Arrestohet shqiptari "i panjohur" në Itali, me 17 kg kokainë që kapte shifra marramëndëse në treg
Një shqiptar i pastër nga ana kriminale, 48-vjeçar është arrestuar në Firence, pasi është kapur nën posedimin e 15 kilogramëve kokainë, të fshehur në garazhin e tij në Via Felice Fontana.

48-vjeçari, pa precedentë të mëparshëm penal dhe rezident në Firence për 22 vjet, u ndal këtë mëngjes rreth orës 6:00, teksa po largohej nga garazhi.

Policia bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale 60 mijë euro, 10 mijë paund, një pistoletë gjysmëautomatike, një makinë e madhe që përdorej për të transportuar drogë, disa telefona celularë, materiale paketimi dhe një peshore që përdorej për drogën.

Gjithashtu raportohet se droga e konfiskuar, nëse do të kishte dalë në treg do të kishte dhënë një fitim prej rreth 2 milionë euro.

loading...
loading...