Argjentina në Ligën e Kombeve?! UEFA detyrohet të japë sqarime

Argjentina në Ligën e Kombeve?! UEFA detyrohet të japë sqarime
UEFA hedh poshtë zërat e një përfshirje të kombëtares argjentinase në Ligën e Kombeve.

Organi më i lartë i futbollit evropian ka zbuluar se pavarësisht lajmeve që po qarkullojnë në mediat audio-vizive, UEFA nuk i ka bërë ftesë kombëtares Albiceleste për të marrë pjesë në asnjë kompeticion të tyrin, diçka që nuk e bëj kurrë.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në sugjerimin se Argjentina është kërkuar të marrë pjesë në garat UEFA, as të bëhet anëtare e UEFA-s. UEFA kurrë nuk ka hyrë në ndonjë diskutim për këtë çështje dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë. Sidoqoftë, në frymën e miqësisë dhe shoqërisë dhe si një organizatë gjithëpërfshirëse, UEFA, natyrisht, do ta ftojë Argjentinën si mysafirë të veçantë për të parë çdo konkurs të UEFA-s në çdo kohë”, sqaron UEFA. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...