ZONA 51/ Pamje të reja të bazës më të ruajtur amerikane, e konsideruar si "burgu i jashtëtokësorëve"

ZONA 51/ Pamje të reja të bazës më të ruajtur amerikane, e konsideruar si "burgu i jashtëtokësorëve"
Pamje të reja nga zona misterioze e konsideruar si “burgu i jashtëtokësorëve Area 51” kanë dalë nga një çift eksploruesish inteligjentë të një prej bazave më të ruajtura të ushtrisë amerikane të të gjitha kohërave:

Area 51, e cila ndodhet në shkretëtirën e Nevadës,një ndarje e bazës së forcave ajrore të Edwards të Kalifornisë  u themelua në vitin 1955 për të testuar avionin e zbulimit të Lockheed U-2.

Tim dhe Tracey Doyle, janë eksplorues amatorë të cilët drejtojnë kanalet e YouTube, UFO Seekers, kanë bërë një ngjitje prej rreth 2400 metrash në krye të Tikaboo Peak 25 milje në lindje të zonës  dhe përdorën një lente për distanca super të gjata për të regjistruar këto imazhe.

Automjetet të cilat duket se janë makina ose SUV mund të shihen duke ecur nëpër rrugët dhe pistat në bazë. Mijëra njerëz vijnë në zonën e largët të Nevadës çdo vit, me shpresën për të parë jashtëtokësorët.

Shumë teori konspirative besojnë se Zona 51, e vendosur në shkretëtirën e Nevadës, përdoret për të ruajtur UFO-t.

Megjithatë këto teori disa herë janë hedhur poshtë dhe vendi është deklaruar se përdoret për të testuar avionët më modernë të ushtrisë amerikane, si “U2” dhe “SR-71”.

loading...
loading...