
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila largohet pas 7 vitesh e gjysmë nga PAS Giannina, pasi klubi grek nuk i ka rinovuar kontratën.
33-vjeçari i cili i ka qëndruar besnik skuadrës së Superligës greke gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë është detyruar të zgjedhë një destinacion të ri për të vijuar karrierën.
Kategoria Superiore është një mundësi e mirë për Lilën, i cili mund të vendosë të rikthehet te skuadra e tij, Tirana, pasi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për ngjyrat bardheblu. /l.k./