Alarmi i sezonit veror/ Rreziku nga ataku kardiak në plazh, këshillat e mjekut

Alarmi i sezonit veror/ Rreziku nga ataku kardiak në plazh, këshillat e mjekut
Mjekët, pas disa rasteve të përsëritura si pasojë e infarktit, këshillojne pushuesit.

Ataku kardiak u ka marrë jetën 4 personave në qytetin e Vlorës dhe dy personave ne Durres, që prej fillimit të këtij sezoni turistik.

Kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë duhet shmangur, sipas tyre, për të eleminuar rrezikun e atakut kardiak.

Të moshuar gjatë kontaktit me ujin e ftohtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa lënë as mundësinë që t'ju jepej ndihma e parë.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë.

Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet ndër këshillat kryesore të mjekëve.

“Kontakti me ujin e ftohtë të detit bëhet shkak për pësimin e këtyre infarkteve. Është e rekomandueshme që këta persona që vuajnë nga sëmundje kardiake të eleminojnë orët e pikut të diellit dhe të ekspozohen në diell në orët e para të mëngjesit ose në orët e vona të passite” shprehet mjekja e  Qendrs  Shëndetësore 24 orëshe në Zvërnec të Vlorës, Kostela Gecaj.

Që prej datës 1 qershor ka pasur 15 vizita në ditë thekson Gecaj, e cila shton se mes tyre ka pasur edhe raste me rrezik për jetën, të cilat janë evituar në kohë.

“Kemi pasur shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Ne e kemi të gjithë bazën materiale për ta dhënë ndihmën dhe nuk ka qenë e nevojshme transportimi në spital.”

 

 

loading...
loading...