Alarm për "Plasjen", gjendet 10 krerë bagëti të ngordhura nga Antraksi në Libohovë

Alarm për "Plasjen", gjendet 10 krerë bagëti të ngordhura nga Antraksi në Libohovë
Rasti i plasjes ka alarmuar shërbimin veterinar në vend teksa janë raportuar se në fshatin Bulo të Libohovës, 10 krerë bagëti të imta janë gjetur të ngordhura.

Sipas mjekëve veteriner shkak është sëmundja e Antraksit ose siç njihet ndryshe plasja.

Vatra e re kësaj sëmundje ka vënë në alarm sektorin e veterinarisë në Gjirokastër, të cilët kanë bërë vaksinimin e tufës dhe izolimin e zonës.

Landi Dame, përgjegjës i sektorit të veterinarisë konfirmoi se situata po mbahet nën kontroll.

Kujtojmë se kjo sëmundje ka shkakatuar dëme të mëdha në sektorin blegtoral në Gjirokastër vitet e kaluara. Qarku i Gjirokastrës njihet si një nga zonat më problematike të shfaqjes së kësaj sëmundje infektive.

 

loading...
loading...