Aksidentohen dy të rinj me motorr në Shëngjin, njëri ndërron jetë

Aksidentohen dy të rinj me motorr në Shëngjin, njëri ndërron jetë
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të Shëngjinit ku për pasojë fillimisht 2 të rinj që udhëntonin me motorr u përplasën nga një makinë dhe u transportuan në spital.

Mësohet se ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Por si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ndërroi jetë.

Ende nuk dihet identiteti i të rinjve, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve  të këtij aksidenti.

 

loading...
loading...