Zyrtarizohet “çmenduria” e Atletico Madrid, 126 milionë euro për 19-vjeçarin e Porto

Zyrtarizohet “çmenduria” e Atletico Madrid, 126 milionë euro për 19-vjeçarin e Porto
Atletico Madrid formalizon goditjen e madhe dhe që është konsideruar e “çmendur” nga shifrat në merkaton e verës, pasi ka shpenzuar 126 milion euro për të transferuar Joao Felix nga Benfika.

Kjo shifër përbën një rekord në historinë e klubit madrilen, pasi fitoi betejën edhe rivalët e tjerë për të marrë shërbimet e talentit portugez.

Felix me 15 gola të shënuar në sezonin e fundit në kampionatin portugez, 19-vjeç, tërhoqi vëmendjen e klubeve  më të rëndësishëm të Europës, por Atletico Madrid vendosi një shifër rekord që të rrëzonte çdo pretendim nga klubet e tjera.

Kujtojmë se Real Madrid pagoi 100 milionë euro për Eden Hazard, nga Chelsea.

loading...
loading...