Trump, urdhër për transparencën e kostove të kujdesit shëndetësor

Trump, urdhër për transparencën e kostove të kujdesit shëndetësor
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të bërë transparente kostot e shërbimit në spitale. Presidenti tha se urdhri i tij do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe do të ulë koston e sistemit shëndetësor.

Presidenti tha se urdhri ekzekutiv, që u kërkon spitaleve të bëjnë publike çmimet, do të çojë përfundimisht në kosoto më të ulët.

“Çmimet do të ulen me shifra të pabesueshme. Më shumë transparencë tek çmimet do të thotë më shumë konkurencë dhe kostoja e kujdesit shëndetësor do të ulet shumë.”

Në bazë të urdhrit ekzekutiv, pacientët duhet të vihen në dijeni që në fillim se sa pritet të jetë fatura dhe të gjitha shpenzimet e shërbimit në spital. Por për shkak të procesit komples të hartimit të rregullave të reja për urdhrin ekzekutiv të presidentit, mund të duhen vite para se pacientët të shohin ndryshime apo listë çmimesh në spitale.

Marrë nga VOA

loading...
loading...