TRAGJIKE/ Pas festës së minimaturës me moshatarët, 16-vjeçarja humb jetën

TRAGJIKE/ Pas festës së minimaturës me moshatarët, 16-vjeçarja humb jetën
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenteje e cila po kthehej nga mbrëmja e minimaturës.

16-vjeçarja në Akademinë e Brauton, Devon ishte mes 95 nxënësve të tjerë që morën pjesë në festën e fundvitit të shkollës të enjten në mbrëmje.

Ata shijuan pije joalkolike me disa ushqime dhe pastaj festuan nën ritmet e muzikës deri në orën 11 të natës.

Vajza u përplas rreth orës 12.40 të premten, ndërsa po ecte përgjatë rrugës A361 dhe vdiq në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar arsyen përse ndodhi aksidenti tragjik.

 

loading...
loading...