RECETA GATIMI/ Supë zogu me karota

RECETA GATIMI/ Supë zogu me karota
Përbërësit:

200 gr mish zogu,

1 qepë, 100 gr karota

kripë, vegetë, gjalpë

1 vezë, 1 lugë ajkë.

Përgatitja:

Skuqet qepa e grirë hollë dhe karotat e prera në rrathë. I shtohet mishi i prerë në kubikë, skuqet bashkë me qepë, i shtohet 1 lugë miell dhe duke e përzier vazhdimisht. I shtohen 1.5 litra ujë, kripë, vegetë dhe piper. Pasi të jetë zierë mishi, largohet nga zjarri. Supës i shtohet një vezë e tundur me një lugë ajkë. Shërbehet e nxehtë.

 

 

loading...
loading...