Subvencionet, Çuçi premton në Nivicë mbështetje për gjedhët

Subvencionet, Çuçi premton në Nivicë mbështetje për gjedhët
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, në takimin me blegtorët e Nivicës ka premtuar më shumë fonde për tufat e gjedhëve. Sipas tij në qendër të vëmendjes do të jetë dhe zhvillimi i agroturizmit.

“Ky fshat dhe e gjithë zona përreth do të shndërrohet në një pol të rëndësishëm të turizmit malor në jug të vendit. Nuk është fare rastësi që sot në Nivicë takon edhe turistë, të cilët qëndrojnë aty për disa ditë për të shijuar natyrën dhe ushqimet tradicionale, mes të cilave spikat mishi dhe djathi me shije karakteristike", deklaroi Çuçi.

Ministri Çuçi vizitoi edhe baxho të zonës, të cilat grumbullojnë qumështin e blegtorëve për prodhimin e djathit dhe nënprodukteve të tij.

Ministri tha se një lajm i mirë për banorët e gjithë kësaj zone është miratimi i fondit për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës që të çon drejt Nivicës.

Plot 8 milionë euro do të përdoren për segmentin Bënçë-Lekdush. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...