Stina e nxehtë, ja shenjat që paralajmërojnë dehidratimin

Stina e nxehtë, ja shenjat që paralajmërojnë dehidratimin
Nuk ka gjë më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë. Por gjithsesi, shumica prej nesh nuk pijmë ujë mjaftueshëm gjatë aktiviteteve ditore. E duke vepruar kështu, ne dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

  1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Uji lag membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

  1. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe papastërtitë e akumuluara gjatë ditës.

  1. Sytë tuaj janë të thatë

Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qaj?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

  1. Po përjetoni dhimbje në kyçe

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, kyçet janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

  1. Keni probleme me tretjen

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë që njihet si “dispepsi”.

 

loading...
loading...