Skena homoseksuale në filmin biografik të Elton John (shteti që e ndalon)

Skena homoseksuale në filmin biografik të Elton John (shteti që e ndalon)
Filmi biografik mbi jetën e Elton John, Rocketman, ndalohet të shihet në Samoa për shkak të skenave homoseksuale.

Sipas ligjeve të Samoas, sodomia ose marrëdhënia seksuale anormale është e paligjshme dhe e dënueshme deri në shtatë vjet burg.

Sipas autoriteteve të Samoas filmi bie ndesh me besimet kulturore dhe të krishtera në Samoa.

Kjo vjen pasi Sir Elton kritikoi një vendim të distributorit rus për të shkurtuar skenat seksuale nga filmi. Filmi tregon historinë e rrugës së muzikantit drejt famës dhe përfshin një skenë seksuale mes meshkujsh. Gjithashtu përfshin imazhet e këngëtarit, bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre.

Apollo Cinema pas vendimit shkroi në faqen e saj në Facebook: "Për fat të keq për shkak të censurimit ne duhet të anulojmë 'Rocketman'."

loading...
loading...