Rrihen barbarisht në autobus dy lesbike!

Rrihen barbarisht në autobus dy lesbike!
Dy vajza lesbike janë masakruar nga një grup të rinjsh, brenda një autobusi, në Londër.

Ngjarja ka ndodhur në 30 maj, në kryeqytetin anglez.

Njëra prej vajzave lesbike bëri publike foton, ku ajo bashkë me shoqen e vet dukeshin të shpërfytyruara dhe të mbuluara nga gjaku, duke ngjallur edhe reagime të shumta nga opinioni publik.

Ajo shpjegon ngjarjen e rëndë, që ndodh në një vend të zhvilluar si, Britania.

“Ishin 4 të rinj nga mosha 20 deri në 30 vjeç."

"Ata na kërkuan që të putheshim me njëra-tjetrën në sytë e tyre, teksa ishim brenda në autobus.”

“I thash të na linin të qetë sesa shoqja ime Kris nuk ndihej mirë. Mbaj mend pastaj që ata e futën në mes shoqen time dhe e goditën pa fund dhunshëm. Hyra për t'i ndarë, por edhe unë e pësova në të njëjtën mënyrë”, - u shpreh 28 vjecarja Melania Geymonat, e cila punon si hostes në një kompani ajrore.

Të rinjtë pasi i rrahën, edhe iu grabiten atyre sendet me vlerë.

loading...
loading...