RECETA GATIMI/ Si të përgatisim patate të mbushura

RECETA GATIMI/ Si të përgatisim patate të mbushura
Për të realizuar këtë gatim nevojiten:

Dy patate të madhësisë normale

Disa shtresa mish të thatë

Një vezë

Një copëz e vogël gjalpë

Krip dhe piper

Përgatitja:

Patatet i presim në mes dhe u heqim pjesën e brendshme me lugë.

Masën e nxjerrë,e copëtojmë sa më shumë, për të përftuar një masë sa më homogjene. Mishin   e thatë e presim në copëza të vogla. Përziejmë të gjithë përbërësit, shtojmë vezën, kripë e piper sipas dëshirës. Pasi kemi përgatitur përbërjen, bëhet mbushja e pjesëve të zbrazura të patateve. Pasi përfundon mbushja e tyre, i vendosim në tiganin e lyer me vaj.

Pjekja duhet të bëhet në furrë në temperaturën 220 gradë celsius , gjatë 20 minutave.

 

loading...
loading...