RECETA GATIMI/ Sfoliat i mbushur me arra

RECETA GATIMI/ Sfoliat i mbushur me arra

Përbërësit

2 petë sfoliat (i gjeni në markete)

50 gr sheqer

45 gr arra të grira

një majë luge kripë

113 gr gjalp pa kripë

1 vezë

65 gr arra të plota

2 lugë gjelle mjaltë

Për t’ja hedhur sipër

1 vezë

3 lugë gjelle qumësht

Përgatitja

Masat për këtë recetë janë llogartur për mbushjen e dy petave sfoliat.

AgroWeb.org ju këshillon të ndiqni hap pas hapi këshillat si më poshtë.

Në një mikser hidhni sheqerin, arrat e grira, pak kripë dhe përziejini derisa të jenë të shkrifëta.

Më pas shtoni gjalpin që duhet të jetë i butë, në temperaturë ambienti dhe një vezë.

Miksojini në shpejtësi mesatare për 3-5 minuta ose të lartë, derisa të gjithë përbërësit të jenë kthyer në një masë kremoze dhe kompakte.

Ky krem është mirë të ketë ngjyrë të bardhë dhe jo të verdhë.

Nëse është i verdhë sigurohuni t’a rrihni kremin edhe për disa minuta të tjera.

Pasi të keni mbaruar lëreni mënjanë dhe vazhdoni me përgatitjen e petës sfoliat.

Përgatitja e petës sfoliat

Merrni petën sfoliat dhe hapeni në një sipërfaqe të drejtë mbi një letër furre.

Prisni nga dy trekëndësha të vegjël në të dy skajet e petës në mënyrë që të formoni një romb.

Hidhini në mes gjysmën e kremit që përgatitët më sipër së petës duke lënë një hapësirë të barabartë nga të dyja anët.

Spërkatni kremin me një lugë mjaltë dhe shtojini rreth 25 gr arra në mes duke i thërmuar pak me dorë.

Më pas me anë të një thike të mprehtë prisni  anët e petës në shirita të gjatë rreth 5 cm secili.

Bëni kujdes mos t’a mbushni shumë me krem petën dhe të siguroheni që shiritat që pretë t’a mbështjellin tërësisht masën kremoze që nodhet brenda.

Në këtë mënyrë do të evitoni derdhjen e kremit gjatë pjekjes dhe do të ruani formën origjinale të ëmbëlsirës.

Ndërkohë rrihni vezën me qumështin në një enë dhe lyeni me to shiritat që formuat më parë duke i bashkuar njëra mbi tjetrën në formë X.

Bëjeni këtë dy nga dy me çdo shirit dhe në fund do të fomohet një gërshet i gjatë.

Për t’a përfunduar këtë ëmbëlsirë palosni edhe fundin e brumit nga të dyja anët e petës.

Në përfundim të këtij proçesi që është i ngjashëm më atë të mbushjes dhe përgatitjes së studelit, lëreni ëmbëlsirën tuaj të puthojë për 15 – 20 min.

Të njëjtat hapa mund të ndiqni edhe për petën tjetër të petës sfoliat ku do të përdorni gjysmën tjetër të kremit dhe arrave që latë mënjanë më parë.

Për pjekjen

Teksa prisni nxehni furrën në temperaturë 200 gradë

Lyeni petët tuaja përsëri me pak nga veza e rrahur me qumësht që përgatitët më parë dhe piqini për 25 minuta.

Ëmbëlsira do të jetë gati kur të shikoni që ka marrë ngjyrë kafe të artë.

Lëreni të ftohet për 10 minuta dhe mund t’a prisni në feta sipas dëshirës.

loading...
loading...