Realizoi dëshirën e saj të madhe, arrestohet gjyshja "e rrezikshme" 93-vjeçare

Realizoi dëshirën e saj të madhe, arrestohet gjyshja "e rrezikshme" 93-vjeçare
Dëshira e saj ishte thjeshtë të arrestohej . E arsyja mund tju duket e habitshme: “Doja të dija çfarë do të thotë të jesh e keqe”. Kjo është gjyshja më e “çmendur” që ju kanë zënë sytë.

Josie Birds, 93 vjeç nga Manchesteri realizoi ëndrrën e saj.

Dy agjentë jashtë shërbimit, shkuan në shtëpinë e saj të shtunën pasdite dhe e akuzuan për vjedhje në një supermarket. Më pas i vunë prangat dhe e shoqëruan në polici, duke u marrë në pyetje. “Gjyshja ishte aq entuziaste që do të hynte në qeli, por kjo gjë nuk u bë e mundur”, thotë një nga nipërit. Zonja Birds, 93 vjeçe është e martuar, ka gjashtë fëmijë, 20 nipër dhe mbesa, 28 stërbesa dhe dy stërnipër.

loading...
loading...