Rama në Lezhë: Zgjedhjet duken si betejë pa kundërshtarë, por ndajnë të shkuarën nga e ardhmja

Rama në Lezhë: Zgjedhjet duken si betejë pa kundërshtarë, por ndajnë të shkuarën nga e ardhmja
Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Lezhë me prezantimin e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane Pjerin Ndreu.

Kryeministri Edi Rama duke folur para mbështetësve lezhjanë tha se megjithëse duket si një betejë pa kundërshtarë, kjo fushatë drejt 30 qershorit është një betejë mes së shkuarës dhe se ardhmes dhe mes atyre që duan ta çojnë Shqipërinë pas dhe atyre që duan ta çojnë para.

Rama tha se, “Me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”.

Kreu i maxhorancës duke iu referuar opozitës, tha se ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve.

“Kanë frikë të vijnë para popullit dhe të pranojnë gjykimin e njerëzve me votë. prandaj kërcënojnë se s’do ta lënë popullin të shprehet me votë. Ata kanë frikë nga ballafaqimi me ne, prandaj dhe betohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje antidemokratike përveç se të dënueshme nga ligjet. Por një gjë duhet ta themi, çdo ditë dhe duhet ta dëgjojnë që të gjithë. Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër përveç ikjes së tyre në drejtim të paditur”, u shpreh Rama.

loading...
loading...