Protesta, situatë e tensionuar para Parlamentit

Protesta, situatë e tensionuar para Parlamentit
Situatë e tensionuar momentalisht te zona para Parlamentit. Disa protestues po hedhin mjete piroteknike.

Shashka dhe lëndë të tjera plasëss të fuqisë së vogël po hidhen vazhdimisht më drejtim të godinës së Parlamentit.

Policia deri tani po qëndron e tërhequr. Nuk ka hedhje gazi lotsjellës deri në këto momente.

Sakaq Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi në Twitter mbi protestën e sotme të opozitës.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”, shkruan ministri në rrjetin social.

loading...
loading...