Protesta, nuk kanë të sosur lëndët plasëse te Parlamenti, apeli i ministrit të Brendshëm

Protesta, nuk kanë të sosur lëndët plasëse te Parlamenti, apeli i ministrit të Brendshëm
Ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar në hyrje të Parlamentit, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka përdorur makinat e ujit për të shpërndarë protestuesit.

Po ashtu vijojnë thirrjet policore me megafon te Parlamenti, drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës, duke kërkuar ruajtjen e qetësisë.

“Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave, sendeve te forta  dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë

Të nderuar organizatorë të tubimit:

I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit të ndërpresin veprimet e dhunshme. Po dëmtoni e rrezikoni jetën e punonjësve të policisë. Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”.

loading...
loading...