Prishtinë, Feronikeli prek finalen e raundit të Champions League

Prishtinë, Feronikeli prek finalen e raundit të Champions League
Feronikeli hedh një hap të sigurtë drejt fazave kualifikuese të UEFA Champions League. Kampionët e Ipko Superligës së Kosovës mposhtën minimalisht 1-0 Lincoln Red në gjysmëfinalen e preliminatoreve, duke prerë një biletë për finalen e këtij raundi.

Një gol i shënuar ende pa u kompletuar minuta e 3-të e takimit pas një zbritjeje të shpejtë të të kampionëve të Kosovës, ku Hoti doli i krejtësisht i vetëm dhe në hyrje të zonës lëshoi një goditje të kalibruar që përfundoi në rrjetë, mbeti në fuqi deri në fund të takimit, pavarësisht tentativave nga të dy krahët.

Në finalen e cila do të zhvillohet po në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës, Feronikeli pret Santa Coloma, që pak orë më parë fitoi minimalisht 1-0 ndaj Tre Penne. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...