PRAG ZGJEDHJESH/ Shpërndahen materialet zgjedhore në të gjitha bashkitë e vendit

PRAG ZGJEDHJESH/ Shpërndahen materialet zgjedhore në të gjitha bashkitë e vendit
Teksa opozita tentoi moslejimin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në bashkitë e djathta duke kyçur shkollat dhe kopshtet, disa punonjës kanë përfunduar në pranga nën akuzën e “Pengimit të subjekteve në zgjedhje”.

Të djathit kanë penguar shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e nesërme me argumentit se janë në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e procesit.

Por përpjekjet duket se nuk kanë qenë të suksesshme pasi qeveria ia ka dalë të vijojë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha bashkitë.

Në KZAZ nr 4, shkolla "Jordan Misja" në Shkodër kanë mbërritur materialet zgjedhore nga KQZ.  Dera e shkollës është e mbyllur dhe pritet hapja me forcë. Në shkollë ka mbërritur dhe policia e shtetit.

Ndërkohë që ështe mbyllur pa incidente shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ në qendrat e votimit në qarkun e Elbasanit. Në total ne Elbasan janë 10 KZAZ. 4 prej tyre i takojnë bashkisë Elbasan përkatësisht ato me nr 47, 48, 49 dhe 50 dhe 6 të tjera i takojnë bashkive Prrenjas, Librazhd, Cërrik, Belsh, Gramsh dhe Peqin. Në total numri i votuesve në qarkun e Elbasanit është 343 258 votues të cilët do të votojnë në 2800 qendra votimi. Ndërkohë vetëm në bashkinë Elbasan numërohen 166.538 zgjedhës dhe 235 qendra votimi.

 

loading...
loading...