Përqafimi i fundit/ Vogëlushja mbytet bashkë me të atin, në tentativë për të kaluar lumin

Përqafimi i fundit/ Vogëlushja mbytet bashkë me të atin, në tentativë për të kaluar lumin
Tragjeditë i shoqërojnë vazhdimisht emigrantët kudo në botë. Sa e sa tragjedi kanë shoqëruar edhe shqiptarët pas ’90, në tentativat e tyre për kalimin ilegal të kufirit.

Një burrë nga Salvadori dhe vajza e tij 23-muajshe u mbytën në një lum, ndërsa gruaja arriti të shpëtojë, teksa kjo familje ishte nisur për në SHBA.

Pasi kaloi lumin, ai la vajzën në bregun nga ana e SHBA dhe u nis të notonte përsëri drejt gruas por vajza u tremb dhe u hodh në lumë për ta ndjekur dhe i ati u kthye për të kapur vajzën por u mbytën, të dy kur dolën në breg.

Oscar Alberto Martinez Ramirez dhe vajza e tij Valeria u gjetën me fytyrë në ujë në cep të lumit në anën e Meksikës.

Siç shihet nga fotot krahu i vajzës ishte rreth qafës së babait të saj, duke treguar se ajo po mbahej tek 25-vjeçari në momentet e fundit.

Gruaja Tania Vanessa Avalos, 21-vjeçe, pa burrin dhe vajzën teksa mbyteshin, ndërsa kjo familje tentoi te kalojë kufirin ilegalisht duke notuar përgjatë lumit Matamoros, Meksikë.

Avalos tha se u larguan nga El Salvador më 3 prill dhe dy muajt e fundit i kaluan në Meksikë në një kamp emigrantësh në pritje të një takimi për të kërkuar azil në SHBA.

Në Konsullatën e SHBA, në pritje për intervistë, ndërsa radha ishte shumë e madhe, të zhgënjyer e të mërzitur, familjes i sosi durimi dhe vendosi të kalonte ilegalisht kufirin, ndërkohë që i priste fati i tyre tragjik.

loading...
loading...