
Partizani ka mbyllur ditën e 10-të të përgatitjeve që po zhvillon në Slloveni.
Në drejtimin e trajnerit Franko Lerda dhe stafit teknik, grupi ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore të karakterit tekniko-taktik. Pavarësisht ngarkesave të larta që kanë marrë përgjatë kësaj periudhe, gjendja fizike e lojtarëve shfaqet optimale.
Përgatitjet do të vijojnë të shtunën sërish me dy seanca në ditë, duke treguar edhe njëherë vëmendje maksimale për Kupat e Europës. Kujtojmë që Partizani luan në raundin e parë të UEFA Champions League, ku përballë do të gjej Qarabak. /l.k./
Foto Google