Paguaje që ta kesh detin afër! Sipas ligjit, 20% e plazheve duhet të jenë publike

Paguaje që ta kesh detin afër! Sipas ligjit, 20% e plazheve duhet të jenë publike
Vështirë të gjendet ndonjë hapësirë publike për pushuesit e shumtë, në plazhin e Durrësit.

Jashtë dëshirës, ata shpesh detyrohen të paguajnë për vendin e qëndrimit.

Edhe pse me vendim të Këshillit të Ministrave 20% e plazheve duhet të jetë publike dhe 80% private, një raport i tillë nuk respektohet.

Bizneset private që kanë në administrim vijën bregdetare kanë vendosur çadra deri në breg të detit, duke zaptuar edhe hapësirën e plazhit publik.

Të shqetësuar, pushuesit kërkojnë nga pushteti vendor që të ndërhyjë për ta rregulluar këtë situatë.

Ka nga ata që nuk kanë para për të paguar, por kanë të drejtën e tyre për të pushuar pranë detit, e drejtë kjo që nuk mund t’iu mohohet.

Pas ankesave të qytetarëve, të cilët duan të pushojnë në plazhe publike dhe të lira, kanë nisa të shtohen kontrollet mbi abuzimet e subjekteve private.

Megjithatë masat  nuk duken aq të forta, sepse ato përfshijnë sensibilizimin e subjekteve për të respektuar masat e sigurisë në plazhe, ndërsa më tej, në rast se do të hasen shkelje, do të aplikohen gjoba dhe heqje e ushtrimit të aktivitetit, ndërkohë që sezoni veror mund të jetë mbyllur deri atëherë.

loading...
loading...