Nuk duhej prerë asnjë pemë në parkun Kombëtar! Kina e ndërton autostradën në “ajër” (Foto)

Nuk duhej prerë asnjë pemë në parkun Kombëtar! Kina e ndërton autostradën në “ajër” (Foto)
Një autostradë panoramike, për të cilën nuk u pre as edhe një pemë e vetme, u ndërtua në Kinë. Politika e re e shtetit me një parti, atë Komuniste, konsiston në shmangien në maksimum të dëmeve në natyrë dhe projekti që të shpallej fitues për ndërtimin e rrugës kishte këtë kusht: nëse mund të ndërtohet autostrada, nuk duhet të pritet asnjë pemë në park. Ligjet në Kinë janë të ashpra, për abuzuesit.

Ky angazhimi synonte në ruajtjen e ambientit dhe për këtë arsye gjatë inaugurimit në këtë autostradë u nënvizua fakti, se pemët në zonë, u ruajtën që të gjitha.

Ky projekt parashikonte 50 kilometra rrugë të ngritura në lartësi, në provincën e Quighai, në verilindje të Kinës, që të shmangej prerja e pemëve.

Wang Jianliang, një nga drejtuesit e kompanisë që u morr me ndërtimin e rrugës tha se, duke ngritur autostradën në lartësi u shpëtuan 67 mijë pemë, duke bërë që zona pyjore të mbetej e paprekur.

Autostrada është ndër më ekologjiket në botë dhe kalon mes dy parqeve të mëdha kombëtare.

Në Quighai, për mbrojtjen e natyrës, në pesë vitet e fundit janë dhënë 1.4 miliardë dollarëve.

loading...
loading...