“Në kujtim të djersës së një populli të tërë. Sot jemi në pikën “zero”, Ksamili një zgjatim i Bathores”

“Në kujtim të djersës së një populli të tërë. Sot jemi në pikën “zero”, Ksamili një zgjatim i Bathores”
Nga Mentor Kikia

“Kur shikojmë këtë foto, në mëndje sjellim menjëherë komunizmin, aksionet vullnetare(apo të punës së detyruar, pa pagese). Ndërsa unë më shumë se komunizëm, shikoj djersën e një populli të tërë, derdhur në çdo cep të vendit. Falë kësaj pune, bregdeti i jugut u shndërrua në një mrekulli dhe kudo u mbollën mijëra hektarë plantacione me pemë e vreshta.

Por, në emër të luftës ndaj komunizmit, ne e zhbëmë të gjithë këtë punë. Plantacionet e agrumeve nuk janë më. Ksamili është sot një zgjatim i Bathores. U prenë anembanë vendit vreshta e plantacione me pemë frutore.”

Shkuam në pikën “zero” dhe tani përpiqemi, me subvencione, tendera, PPP-ra, më shumë vidh se investo, për të ngritur në këmbë diçka nga ajo që e kishim dhe e shkatërruam.

Nuk di të ketë shembull të dytë si ne!”

loading...
loading...