Ndarja e OSHEE, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kritika ministres Balluku

Ndarja e OSHEE, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kritika ministres Balluku
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë Elektrike ka kritikuar përsëri ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në një reagim në faqen zyrtare theksohet se Shqipëria nuk ka zbatuar afatet për ndarjen e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Pavarësisht votimit dhe ndryshimeve ligjore sekretariati thekson se ende procesi nuk është bërë efektiv.

Sipas Ora news Sekretariati i Komunitetit të Energjisë Elektrike ka ngritur si shqetësim ndarjen e kompanisë OSHEE. Kjo është kritika e dytë ndaj ministres Balluku brenda pak kohëve.

Në faqen zyrtare të Komunitetit të Sekretariatit të energjisë Elektrike thuhet se ka nisur procedurat për zgjidhjen e çështjes të hapur ndaj Shqipërisë në janar 2018 për shkak të vonesave në ndarjen e sistemit të shpërndarjes së energjisë.

OSHEE nisi ndarjen në vitin 2018 por Komuniteti i Energjisë konstaton se Shqipëria nuk kishte zbatuar siç duhet kërkesat për ndarjen e operatorit të sistemit të shpërndarjes dhe po kështu nuk ka zbatuar as kërkesat ligjore dhe funksionale të ndarjes së OSHEE.

Vetëm pak kohë më parë Sekretariati i Komunitetit të Energjisë detyroi ministren Balluku të tërhiqet nga ideja e bashkimit të dy kompanive KESH dhe OSHEE. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...