Ndahet pasuria 123 milionë dollarë e George Michael, ish-të dashurit e tij mbeten “thatë”

Ndahet pasuria 123 milionë dollarë e George Michael, ish-të dashurit e tij mbeten “thatë”
Këngëtari i famshëm George Michael pas vdekjes ia ka lënë pasurinë e tij prej 123 milionë dollarësh motrave të tij, babait dhe disa miqve.

Në testamentin e tij, këngëtari ia la pjesën më të madhe të pasurisë motrave Yioda dhe Melanie.

Kurse babait i la vetëm një fermë ku kishte jetuar për shumë vite.

Ai deklaroi se ishte “gay”, por pas vdekjes nuk kishte lënë asnjë qindarkë për ish-të dashurit e tij,Kenny Goss dhe Fadi Fawaz.

Shtatë shokë dhe të afërm, përfshirë këngëtaren Shirlie Kemp dhe producentin David Austin, përfituan gjithashtu nga pasuria.

Por dashuria e George prej më shumë se 15 vitesh, Kenny, si edhe ish i dashuri, Fadi janë lënë jashtë testamentit.

George Michael dhe biznesmeni amerikan Kenny Goss nisën një romancë në vitin 1996.

Në 2011 George njoftoi se ishin ndarë.

George nisi një lidhje me parukierin Fadi në vitin 2012 dhe ishte ky i fundit që e gjeti këngëtarin të vdekur në krevat, në banesën e tij, në Goring-on-Thames, Oxfordshire.

Ai vazhdon të jetojë ende në një shtëpi në pronësi të George në Parkun e Regentit në Londër, madje ka injoruar kërkesat e përsëritura për t’u larguar nga banesa, duke qenë se nuk zotëron pronësinë e saj.

loading...
loading...