Maradona vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vdekjeprurëse?

Maradona vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vdekjeprurëse?
Legjenda e futbollit botëror dhe atij argjentinas, Diego Armando Maradona dyshohet se vuan nga sëmundja e Alzheimerit, një sëmundje neurodegjenerative, e cila i shkakton personit të prekur humbjen e kujtesës dhe dementian.

Kjo sëmundje konsiderohet e pashërueshme dhe të çon drejt vdekjes.

Lajmin e ka publikuar radio argjentinase, “Radio La Red

Përfaqësuesi i tij, Morla, i pyetur rreth çështjes në fjalë tha: Dua të sqaroj se çdo test i kryer nuk ka nxjerrë asnjë të dhënë,” por njëkohësisht ai nuk mohon kategorikisht dyshimet.

Maradona ka kaluar disa herë probleme të rënda shëndetësore, për shkak të abuzimit me alkoolin dhe drogën.

loading...
loading...