Majlinda Kelmendi "e artë" edhe në Lojërat Europiane në Minsk

Majlinda Kelmendi "e artë" edhe në Lojërat Europiane në Minsk
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në garat e xhudos, që po mbahen në kuadër të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Xhudistja rekordmene mposhti në finale me Ippon kampionen e deritanishme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për Distria Krasniqin, e cila kishte humbur në finalen e evropianit të kaluar.

Kosova në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane merr të parën medalje të artë, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës, pasi garat e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.

Kjo është medalja e tretë ari që Majlinda Kelmendi merr gjatë këtij viti kalendarik. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...