Kontrabandë ilaçesh, pranga 3 personave në Kapshticë, procedohen edhe 2 doganierë

Kontrabandë ilaçesh, pranga 3 personave në Kapshticë, procedohen edhe 2 doganierë
Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy doganierë të pikës doganorë të Kapshticës janë proceduar penalisht pasi akuzohet për kontrabandë medikamentesh.

Në kuadër të operacionit të koduar  koduar “Farmacia” u arrestuan shtetasit Y.C, 47 vjeç, banues në Korçë, R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe R.Xh, 58 vjeç, banues në Korçë.

Ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy doganierëve,  K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht dhe  H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se dy doganierët shtetasit K.P dhe H.Xh, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volkswagen Sharon” të shtetasit R.Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve rezuloi se sasia e medikamente do të transportohej nga Korça në Tiranë për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

loading...
loading...