Jay-Z, i pari miliarder i muzikës “hip-hop”

Jay-Z, i pari miliarder i muzikës “hip-hop”
Jay-Z është bërë miliarderi i parë i rrymës muzikore “hip-hop” në botë.

Revista prestigjioze që vlerëson njerëzit më të pasur,  Forbes, raportoi se reperi arriti këtë pasur falë muzikës, pronave, fushës së modës apo edhe investimeve.

Revista amerikane ka vlerësuar se pasuria e reperit arriti në 1 miliardë dollarë.

Kjo është pasuria e tij personale, pasi nuk llogaritet pasuria e bashkoshortes së reperit, Beyonce, gjithashtu këngëtare e famshme, e cila ka një pasuri me vlerë rreth 335 milion dollarë.

Forbes tha se bashkëshorti i Beyonce pati sukses, sepse ndërtoi marka.

Jay-Z u rrit në një nga zonat më famëkeqe të New York dhe fitoi famë në vitin 1996 me albumin e tij të parë “Reasonable Doubt”.

loading...
loading...