I nxehti afrikan, termometri shënoi sot 38 gradë në Shqipëri

I nxehti afrikan, termometri shënoi sot 38 gradë në Shqipëri
Ashtu si disa vende europiane edhe Shqipëria është prekur nga vala e të nxehtit afrikan. Temperaturat shkuan në 38 gradë, shifra këto që priten edhe ditën e premte, ndërsa korriku referuar sinoptikanëve do të jetë një muaj i nxehtë dhe i thatë.

Sipas IGJEUM qytetet më të nxehta janë Tirana, Fieri, Elbasani, Vlora, Berati, Kuçova.

Megjithatë fundjava pritet të sjellë një ulje të temperaturave me dy gradë.

Paralajmërimi për valën e të nxehtit u dha nga Institutet evropiane, ku mendohet se temperaturat do t'i kalojnë 40.3 gradë celsius. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...