Historia e dy ujqërve, kush është më i fortë, kush fiton? Leksioni brilant i gjyshit indian për nipin e tij

Historia e dy ujqërve, kush është më i fortë, kush fiton? Leksioni brilant i gjyshit indian për nipin e tij
Kjo histori përshkruan deri diku realitetin, personalitetin e ndryshëm të njeriut, zgjedhjet e tij dhe i mëson sesi duhet të ecë në një rrugë që e bën atë të lumtur dhe i sjell prosperitet.

Historia e dy ujqërve na fton të reflektojmë mbi një çështje shumë të rëndësishme: gjërat që zgjedhim të ushqejmë në jetët tona.

Kjo histori transmeton mençurinë e indianëve dhe ka të bëjë me ndodhinë e një plaku, i cili i mësoi nipit të tij një leksion të çmuar që do e shoqëronte më pas gjatë gjithë jetës.

Historia e dy ujqërve

Në një natë me shumë yje, plakushi u ul jashtë shtëpisë dhe ftoi nipin e tij të ulej pranë tij.

I rrëfeu disa histori nga jeta e tij, histori që tregonin se ishte një ndër burrat më të mençur të fshatit dhe i dha këshilla për jetën.

Por leksioni më i vlefshëm që do i vinte ‘vulën’ jetës së nipit të tij ishte kjo:

“E di nipi im, brenda nesh gjithë secili ka dy ujqër. Këta ujqër luftojnë vazhdimisht me njëri tjetrin, një luftë e tmerrshme, që jo të gjithë mund ta përballojnë me lehtësi.

- Dy ujqër? Si ka mundësi? – pyeti nipi naiv.

“Kemi të gjithë dy ujqër tërësisht të ndryshëm brenda nesh. Njëri është e keqja, janë të gjitha ndjenjat e këqija që mund të ekzistojnë brenda qenies njerëzore: zemërimi, zilia, xhelozia, lajmia, krenaria, pendimi, frika dhe meskiniteti, ndjenja e fajita, egoja dhe arrogance.

Përsa i përket ujkut tjetër, është krejt e kundërta. Ai përfaqëson gjithçka që është e mirë brenda njeriut: mirësjellja, dashuria, shpresa, bujaria, gëzimi, paqja, besimi dhe e vërteta”, - shpjegoi plaku.

Atëherë nipi pyeti: “Cili nga ujqërit është më i fortë? Cili fiton luftën?”

“Kjo biri im, varet nga secili nga ne. Varet se cilin do ushqeje?”

Një leksion vërtet i rëndësishëm: të dimë apo të kuptojmë se cilin nga ujqërit po ushqejmë, mund të na ndihmojë jo pak në jetë...

 

 

loading...
loading...