Harrojini Maldivet dhe Karaibet! Italianët zbulojnë perlën e fshehur të turizmit në Shqipëri (Foto)

Harrojini Maldivet dhe Karaibet! Italianët zbulojnë perlën e fshehur të turizmit në Shqipëri (Foto)
I zhytur në një park natyror, i rrethuar nga ujëra të kristalta, pranë detit Jon, Arkipelagu i Ksamilit është destinacioni më i mirë i verës.

Faqja e specializuar e udhëtimeve  në Itali, “siviaggia.it”, sugjeron turistët që të vizitojnë gjatë verës Ksamilin, duke e cilësuar atë një perlë të fshehuri të Mesdheut.

Përmendet edhe fakti se aty pranë ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, një zonë e mbrojtur në majën më jugore të vendit, më pak se 20 kilometra nga vendpushimi i famshëm bregdetar i Sarandës, i quajtur “Riviera Shqiptare”.

Ksamili është gjithashtu pjesë e një arkipelagu të vogël të përbërë nga ishuj që, kur i sheh nga afër, ato duken si parajsa në Tokë.

Katër ishuj shkëmbore, të pabanuar, të mbuluara nga një bimësi e dendur mesdhetare, me një shirit të hollë e me rërën shumë të bardhë që zbret deri në det.  Nga bregu i detit ato janë të arritshme vetëm me anije. Të gjithë së bashku nuk kalojnë sipërfaqen prej 10 hektarësh. Dy ishuj të tjerë janë të lidhur nga një rrip të hollë, e ngjasojnë me pamjet si në Maldive ose Karaibe.

Por spektakli më interesant është ai që mund të admirohet në det: në ujërat e freskëta dhe transparente, ku banojnë edhe shumë delfinë.

Kjo perlë e fshehur ende është pak e njohur dhe frekuentuar nga turistët e huaj (shqiptarët e dinë shumë mirë këtë vend), por në pak vite pothuajse me siguri do të preket nga stuhia, duke pasur parasysh suksesin që Shqipëria po shijon vitet e fundit. Evropa nuk kishte më një destinacion të tillë të kërkuar - i fundit ishte Greqia në vitet 1990 – tani jemi dëshmitarë të një bumi të vërtetë turistik.

Për fat të mirë, në këto pjesë nuk ka (ende) hotele të mëdha dhe zinxhirë hotelierash ndërkombëtarë, por vetëm objekte të vogla familjare që janë gjithashtu mjaft të lira. Natyrisht, muajt e verës janë më të shtrenjtë, por këtu klima është e shkëlqyer gjatë gjithë vitit.

Për të arritur në arkipelagun e Ksamilit, mënyra më e shpejtë është të fluturosh në Korfuz - që ndodhet vetëm disa milje larg - dhe pastaj merr tragetin për në Sarandë. Meqenëse në Shqipëri është e domosdoshme të keni një makinë (tënden ose me qira), mund të merrni traget nga Trieste, Ancona ose Brindisi, për në portin e Durrësit ose Vlorës dhe pastaj të ndiqni rrugën përgjatë bregdetit.

Një nga seksionet rrugore ndër të tjera është ndër më të bukurat në Evropë.

“Siviaggia.it” sugjeron italianët të mos harxhojnë para dhe kohë për të vizituar Maldivet apo edhe Karaibet...Ksamili është shumë më i lirë dhe ndodhet përballë tyre.

loading...
loading...