Gruevsi pas arrestimit në Budapest fsheh prangat para mediave, gjykata refuzon ekstradimin e tij

Gruevsi pas arrestimit në Budapest fsheh prangat para mediave, gjykata refuzon ekstradimin e tij
Gjykata e Budapestit pavarësisht arrestimit, refuzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, për ekstradimin e Nikolla Gruevski, i cili mban statusin e azilantit në Hungari, pas arratisjes nga vendi i tij. Ish-Presidenti akuzohet për organizimin e sulmit të përgjakshëm të 27 prillit, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ai u arrestua nga policia hungareze, për llogari të drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

Por pak orë pas arrestimit, Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish-kryeministrit.

Seanca gjyqësore nga Gruevskit u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Budapest. Por mediat nuk kishin qenë prezent brenda seancës gjyqësore pasi e njëjta nuk ka qenë e hapur për publikun, ndaj edhe nuk ka mundur të dëgjohet aktvendimi se kush ka votuar pro dhe kundër ekstradimit të tij.

Gruevski është përpjekur të fshehë prangat në duar me xhaketë, teksa i është drejtuar gjykatës.

Maqedonia e Veriut  kërkoi ekstradimin e tij, pas dënimit me dy vite burg për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, ku u qëllua kryeministri aktual, Zoran Zaev, si dhe për të tjera akuza, për të cilët ish-presidenti dyshohet dhe akuzohet se  ka qenë organizator.

Pas rënies nga pushteti, para se të jepet dënimi, Gruevski u arratis dhe kërkoi azil politik në Hunagri.

loading...
loading...