FANTASHKENCË/ Lëvizje me shtytje elektromagnetike, pasagjerët arabë do të udhëtojnë me 1200 km/h

FANTASHKENCË/ Lëvizje me shtytje elektromagnetike, pasagjerët arabë do të udhëtojnë me 1200 km/h
Autoriteti i Transporteve në Dubai ka zbuluar modelin e dizajnit të projektit të bazuar në një teknologji fantashkence.

Teknologjia Hyperloop përdor një sistem të shtytjes elektromagnetike për të përshpejtuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet një tubi vakuumi.

Sistemi është projektuar për të ndihmuar lëvizjen e një kapsule mbi një pistë brenda një tubi dhe për ta lëvizur me shpejtësi deri në 1200 km/orë.

Llogaritet që kapsula hyperloop mund të kryejë një udhëtim mes Dubait dhe Abu Dhabit në vetëm 12 minuta, ndërkohë që një automjeti të shpejtë i duhen rreth 90 minuta.

Projekti i ri synon të lëvizë rreth 10 mijë pasagjerë në orë në të dy drejtimet. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Reuters

loading...
loading...