“Ëndrra” e përballjes me Romën, Kukësi blindon mbrojtjen, prezantohet Kitanovski

“Ëndrra” e përballjes me Romën, Kukësi blindon mbrojtjen, prezantohet Kitanovski
Për një përballje të mundshme me Romën, Kukësi bën goditjen e radhës.

Tome Kitanovski nënshkroi kontratë për një sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër me Kukësin.

Mbrojtësi maqedonas vjen nga ekipi azer i Sebail dhe do i bashkohet menjëherë skuadrës verilindore, e cila po zhvillon pjesën e parë të fazës përgatitore në Elbasan.

Kitanovski është mbrojtësi i tretë që afrohet nga Kukësi në këtë merkato në prag të ndeshjeve eliminatore për Europa League.

Në ditët në vijim në dispozicion të Ernest Gjokës të vihen edhe dy ose tre lojtarë të tjerë në sulm dhe mesfushë.

Me këtë përforcime, duket se Kukësi po përgatitet për një përballje me ekipin e njohur të Romës, në Seria A.

Kukësi nëse kalon turin e parë në Europa League me hungarezët e Debrecen, në turin e dytë kualifikues do të përballet me Romën.

Gjithsesi, po bëhen përgatitjet dhe merkato, që të kalohet Debrecen.

Ndeshja e parë me ekipin hungarez do të zhvillohet me date 11 Korrik në Hungari, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Shqipëri.

loading...
loading...