
Java do të mbyllet sot me rritje ekstreme temperaturash duke sjellë zyrtarisht stinën e verës.
Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, kjo fundjavë pritet të jetë vërtetë përvëluese dhe temperaturat do të rriten me disa gradë.
“Dita e sotme si edhe fundjava paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit në fundjavë pritet të arrijnë mbi 36 gradë celcius", thuhet nga Meteoalb.
Ndërkohë, pritet që java tjetër të nisë me rreshje shiu, konkretisht e hëna dhe e marta.