Dieta verore me ujë

Dieta verore me ujë
Në dietën me ujë mund të hiqen nga gjysmë kilogrami në ditë. Megjithatë, kjo guxon të bëhet çdo të dytën ditë. Dhe jo në periudhë të gjatë, por kohë pas kohe. Këshillohet që këtë lloj të ushqyerit ta aplikoni vetëm një herë në javë.

Në mëngjes

Një gotë e madhe e ujit apo çajit apo lëngu natyral. Pemë e lëngje mund të hani e pini sa të doni

Në kohën e paradrekes

Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe qitroje në vjeshtë dhe dimër; pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.

Dreka

Një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon apo mëlmesa sipas dëshirës. Sallatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të sallatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata e jeshile, karota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate

Para darka

Një gotë e madhe me ujë apo çaj natyral. Një gotë qumësht apo jogurt, apo 30 gram djathë ose ndonjë fryt.

Darka

Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gr. mish (pule apo viçi) ose 150 gr. peshk, apo një vezë me perime dhe pemë.

Kujdes: Këtë dietë nuk duhet ta mbani gjithë javën, sepse do të shkaktojë mungesë ekuilibri të materieve në organizëm. Guxon të praktikohet më së shumti çdo të dytën ditë. Dhe jo gjatë, por kohë pas kohe.

E rëndësishme: Pini të paktën tetë gota ujë në ditë, ndërsa të ushqyerit duhet të jetë i pasur me gjëra që përmbajnë shumë ujë, siç janë pemët dhe perimet.

loading...
loading...