Dieta me ananas

Dieta me ananas
Me vetëm 40 kalori për 100 gr, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për dobësim. Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha.

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.

Paradreke: gjysmë ananasi, sipas dëshirës i freskët.

Dreka: 50 gr, mish me një fetë ananas në copa të vogla, një domate të madhe e qëruar dhe pak bukë.

Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.

Darka: një racion fileto peshku, 50 gr, djathë kaçkavall dhe dy biskota.

Dita e dytë

Mëngjesi: një filxhan kafe dhe gjashtë biskota.

Paradreke: gjysmë ananasi.

Dreka: peshk me katër feta ananas dhe kopër, një kastravec të freskët me pak vaj dhe limon si dhe pak bukë.

Pasdreke: një frutë të stinës.

Darka: 60 gr, proshutë dhe gjysmë ananasi.

Dita e tretë

Mëngjesi: Një filxhan kafe, një fetë bukë dhe pak marmelatë.

Paradreke: gjysmë ananasi.

Dreka: një sallatë e madhe me pak bukë.

Pasdreke: gjysmë ananasi.

Darka: Një biftek viçi i pjekur dhe një sallatë e madhe me një lugë gjellë dhe limon.

loading...
loading...