
Duke qenë se, kjo dietë konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit dhe jo në sasinë e ushqimeve që konsumoni, ju mund të hani sa herë të doni në ditë, por vetëm ushqimet e përcaktuara në dietë.
Kafeja gjatë ditës, lejohet me qumësht të skremuar e me pak yndyrë dhe pa sheqer.
Dieta është 24-ditore dhe mundëson rënien nga 8-10 kg në peshë. Çdo ushqim duhet ta gatuani me vetëm pak vaj ulliri dhe pak kripë.
Dita 1: Makarona me djathë të bardhë të grirë.
Dita 2: Oriz me djathë të bardhë të grirë.
Dita 3,4,5: Qofte me sallatë mikse (sallatë jeshile, spec, qepë, kastravec, domate).
Dita 6,7,8: Biftek viçi i pjekur me të njëjtën sallatë mikse, si më lart.
Dita 9,10,11: Mish pule i pjekur me sallatë mikse.
Dita 12,13: Patate të pjekura, një copë djathë të bardhë dhe perime të ziera (si lulelakër, brokoli, karota etj).
Dita 16,17: Vetëm fruta sa të doni (Kujdes! Jo rrush, jo fiq!).
Dita 18,19: Sallatë mikse (sallatë jeshile, kastravec, domate, qepë, limon, vaj ulliri).
Dita 20,21: Bathë (fasule të kuqe), perime të ziera dhe sallatë mikse.
Dita 22,23: Oriz dhe kos.