Ç’faj kanë fëmijët me ndotjen e ajrit! OBSH: 1.7 milionë humbin jetën çdo vit

Ç’faj kanë fëmijët me ndotjen e ajrit!  OBSH: 1.7 milionë humbin jetën çdo vit
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1.7 milion fëmijë humbin jetën çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit.

Pjesa më e madhe e vdekjeve vijnë si pasojë e bronkopleumonisë, dizanterisë dhe malarjes.

Ekspozimi i rrezikshëm ndaj agjentëve ndotës, theksojnë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të nisë që nga shtatzënia, duke shtuar rrezikun e lindjes së parakohshme.

Gjatë fëmijërisë, ndotja e ajrit brenda dhe jashtë ambientit të shtëpisë si dhe duhanpirja pasive mund të shtojnë rrezikun e bronkopleumonisë fëminore, si dhe tumorit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.

“Një ambjent i ndotur dhe vdekjeprurës, pohon Margaret Chan, drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së - veçanërisht për fëmijët. Organet dhe sistemi imunitar ende në zhvillim si dhe rrugët ajrore në trupat e më  të vegjëlve janë më të prekshëm ndaj ajrit dhe ujit të ndotur.

Mes shkaqeve të vdekjes tek më të vegjlit në vend të parë me 570 mijë viktima janë infeksionet në rrugët e frymëmarrjes të shkaktuara nga ndotja e ajrit jashtë dhe brenda ambienteve si dhe nga duhanpirja pasive. Diarea që mund të parandalohet me kushte më të mira higjenike shkakton 361 mijë viktima.

200 mijë viktima të tjera janë shkaktuar nga malarja, e cila mund të parandalohet me ndërhyrje në ambient duke reduktuar kushtet e favorshme për rritjen e mushkonjave.

Edhe traumat dhe plagët që i faturohen ambientit jo të shëndetshëm dhe të rrezikshëm si helmime, rrëzime apo mbytje, numërojnë 200 mijë viktima në vit.

Disa nga rreziqet ambientale janë të destinuara të rriten sipas raportit. Si për shembull rreziqet që lindin nga mbetjet elektronike dhe që i ekspozojnë fëmijët ndaj toksinave që shkaktojnë reduktim të nivelit të inteligjencës si dhe dëme në mushkëri.

Por edhe ngrohja globale, me shtimin e karbont atmosferik, favorizon një shtim të rasteve me azmë. Aktualisht 11 deri në 14 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç në botë, kanë simptoma të kësaj sëmundjeje që në 44 për qind të rasteve shkaktohet nga faktorë ambientalë.

loading...
loading...