Buffon “tradhton” vetveten, merr kritika të shumta nga tifozët

Buffon “tradhton” vetveten, merr kritika të shumta nga tifozët
Askush nuk është perfekt. Çdo njeri e ka një dobësi.

Një shembull për t’u ndjekur në fushë, por jo në timon.

Ish-portieri legjendar i Juventusit Gianluigi Buffon, 41-vjeç, pas largimit nga PSG, aktualisht është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën, por së fundmi ai është tradhtuar nga një foto që postoi në profilin e tij zyrtar, Twitter.

Buffon duket qartë që nuk ka vendosur rripin e sigurimit ndërkohë që udhëton me një shpejtësi të madhe prej 155 km/h. Ky fakt nuk ka kaluar pa u vëzhguar nga ndjekësit e tij.

Fansat e shumtë që kanë komentuar foton e portierit e kanë vendosur atë me shpatulla pas murit. Shumë kritika për Buffon, edhe pse ka admirues të shumtë si një ndër portierët më të mirë në borë, por edhe për vlerat njerëzore që ka përçuar në karrierë.

loading...
loading...