BERAT/ Babai i dy fëmijëve hidhet nga kati i shtatë i pallatit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

BERAT/ Babai i dy fëmijëve hidhet nga kati i shtatë i pallatit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një kryefamiljar, baba i dy fëmijëve, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë në qytetin e Beratit.

Elton Riko është hedhur nga ballkoni i katit të shtatë të një pallati në lagjen “30 Vjetori” rreth orës 07.00 të mëngjesit.

40-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk ka të dhëna për motivet e një ngjarjeje, ndërsa dyshimet kryesore janë për një tentativë vetëvrasjeje. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...